Të fundit

Krasniqi: E ndjej emocionalisht mungesën e Thaçit dhe Veselit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se mungesa e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli në Kosovë është shumë e madhe dhe se e ndjen edhe emocionalisht atë.

“Unë kam kontaktuar në mënyrë sporadike me z. Veseli dhe me z. Thaci pasi që kam marrë përgjegjësinë e kryetarit të PDK-së. Më herët kam komunikuar më shpesh, dëgjohemi me ta herë pas here sepse ju duhet ta konsideroni edhe diçka, përtej që kam bashkëpunuar me ta dhe kam qenë nënkryetar i të dyve, unë kam edhe raporte miqësore dhe personale me ta, andaj mungesën e tyre e ndjej edhe në aspektin emocional dhe personal përtej atij vetëm politik dhe normalisht që pres me padurim që të shkoj t’i vizitoj në Hagë”.

“E mira kishte me qenë mos me pasë nevojë për vizitë fare por që të jenë të lirë të shkojnë në familjet e tyre dhe ky do të ishte vendimi më i drejtë i mundshëm sepse ka kaluar më shumë se një vjet me arsyetimet që personalisht i konsideroj të paqëndrueshme”, tha kryetari i PDK-së.

“Unë duhej të isha në vizitë te ta në fillim të dhjetorit, por për shkak që pati raste të COVID-it brenda, u anulua dhe ende qëndron në fuqi e drejta e vetëm ekipit mbrojtës dhe familjes së ngushtë që t’i vizitoj por realisht mungesën e tyre e kemi edhe në kuptimin emocional dhe personal”, tha ai në ATV.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci