Pas takimeve që patën me krerët serbë, emisari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë mbajtur në Beograd një konferencë të përbashkët për media.
Escobar, ka deklaruar se qëndrimi amerikan është se për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duhet të diskutohet për të gjetur një zgjidhjen ndërsa Laçak ka thënë se është e qartë për dyja palët se cili do të jetë rezultati përfundimtar i dialogut, transmeton Paparaci.
“Ne nuk kemi ndonjë vizion se si kjo duhet të realizohet në realitet, është detyrë e dyja palëve të diskutojnë në dialog të mbështetur nga BE, por ne do të mbështesim çdo marrëveshje – politikisht, financiarisht dhe teknikisht”, u ka thënë Escobar gazetarëve në Beograd.
I pyetur për votimin e qytetarëve serbë në zgjedhjet në Kosovë, Escobar ka thënë se të gjithë njerëzit në rajon duhet të jenë në gjendje të votojnë në zgjedhjet në të cilat kanë të drejtën e votës dhe Lajçak theksoi se është në dorë të dy palët të arrijnë konsensus për modalitetet për këtë.
Lajçak tha se është bërë shumë dhe se është optimist para raundit të ardhshëm të dialogut.
“Edhe Kosova edhe Serbia e kanë konfirmuar dhe është e qartë se cili do të jetë rezultati përfundimtar, e kjo është e qartë për të gjithë, nuk ka dyshim”, ka thënë Lajçak.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak ka thënë se është i lumtur që është në Beograd, duke shtuar se kjo ishte vizita e shtatë që kur ai u bë përfaqësues i BE-së. Besoj se vizita jonë e përbashkët do të përçojë një mesazh të rëndësishëm uniteti dhe do të tregojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për dialogun përmes BE-së./Paparaci.
