Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat po mbahen në Pekin të Kinës.
Ekipi olimpik ishte i përbërë nga: Albin Tahiri, flamurmbajtës, Bujar Turjaka, shef i misionit, Jeton Beqiri, zyrtar ndërlidhës për Covid 19, Musa Selimi, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe Kushtrim Krasniqi, përgjegjës për media.
Në ceremoninë hapëse ishte paraparë të parakalonte edhe Kiana Kryeziu, mirëpo është konsideruar si kontakt i mundshëm me persona të infektuar me COVID-19.
Ekipi kosovar i përbërë nga dy garues, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, do të fillojnë garimin e tyre më 6 shkurt.

