Të fundit

FBK emëron trajnerët e përfaqësueseve

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka emëruar trajnerët e rijnë për Përfaqësueset e Kosovës.

FBK, ka emëruar Dritëro Sefajën në krye të shtabit teknik te ekipi i shpresave, Kosova U20 dhe te ekipi i femrave, trajnerin turk, Furkan Saglik.

Përpos ekipit të grupmoshave U20, FBK ka emëruar trajnerët edhe te ekipet tjera.

Ilir Selmani do të drejtoj ekipin U18, ndërsa te ekipi U16, trajner do të jetë Valentin Spaqi.

Të gjitha vendimet e FBK-së.

  1. I ka miratuar Raportet e Punës dhe ato Financiare të muajit Janar;
  2. E ka miratuar sistemin e garave në basketbollin 3×3 në FBK;
  3. E ka miratuar kërkesën për mbështetje financiare të FIBA3x3 Challenger që do të organizohet nga 3×3 Prishtina;
  4. E ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova nga kjo pozitë për shkak të angazhimit të tij si Drejtor i Sportit dhe Rinisë në Komunën e Prishtinës;
  5. I ka emëruar përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës:

U20 Femrat: Furkan Saglik – Përzgjedhës dhe Emrah Karatas – ndihmëstrajner;

U20 Meshkujt – Dritëro Sefaja – Përzgjedhës dhe Dion Pllana – ndihmëstrajner;

U18: Ilir Selmani – Përzgjedhës dhe Donat Musa – ndihmëstrajner;

U16: Valentin Spaqi – Përzgjedhës dhe Driton Obërtinca – ndihmëstrajner.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci