Të fundit

Blerim Vuniqi zëvendëson Shaqir Totajn në Ligën Unike

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 3 shkurt, ka emëruar Blerim Vuniqin si anëtar të Bordit Drejtues në Ligën Unike.

Siç thuhet në njoftim, në këtë Bord Drejtues, sipas marrëveshjes, dy anëtarë janë nga Kosova, Elvira Dushku dhe tashmë Vuniqi, kurse më herët është larguar Shaqir Totaj, për shkak të angazhimeve politike.

“Vuniqi është legjendë e basketbollit të Kosovës, duke dhënë kontribut të madh, para dhe pas luftës”.

“Ai ka qenë më herët anëtar i Bordit të FBK-së, ndërsa ka punuar si gazetar dhe redaktor i sportit, po ashtu duke dhënë kontributin e tij në basketbollin kosovar. Vuniqi tashmë do të angazhohet në zhvillimin e Ligës, ku garojnë klubet më të mira nga Kosova dhe Shqipëria, në të dyja konkurrencat”, thuhet në njoftimin e Ligës Unike në Facebook.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci