Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka shënuar golin e tij të parë në ndeshjen e parë në La Liga me skuadrën e Mallorcas.
Muriqi e gjeti golin në minutën e 65-të. 27-vjeçari shënoi nga pika e bardhë, pas një penalltie të diskutueshme.
🇪🇸 @MuriqiVedat opens his @LaLigaEN
goalscoring account with this penalty on his #Spanish league debut!🎥 @drcelajpic.twitter.com/hZlyrbqHyE
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) February 5, 2022
Muriqi zhvilloi një ndeshje fantastike. Vetëm në pjesën e parë Muriqi kishte pesë tentime për gol dhe fitoi shtatë duele ajrore.
Reprezentuesi kosovar është në formë huazimi te skuadra e Mallorcas nga Lazio.
