Të fundit

RTK kërkon falje për lajmin ku flitej si t`i “qipohej” Osmanit, merr masa ndaj përgjegjësve

Radio Televizoni i Kosovës – RTK, i ka kërkuar falje opinionit publik dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e një lajmi, ku flitej se si “t’i qepohej Vjosës”.

RTK thotë se ky lajm, i publikuar dje nuk është në përputhje me standardet profesionale dhe as me misionin e tyre si transmetues publik.

“Në mbledhjen e sotme, pos vendimeve të tjera, Menaxhmenti i RTK-së ka miratuar marrjen e masave adekuate disiplinore ndaj përgjegjësve në portalin e RTK-së”, bën të ditur transmetuesi publik”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, një medie në Kosovë ka publikuar një artikull, ku mes tjerash thuhej mundesh me hjek krejt, vec qe don i qepu Vjosë”, gjë që shkaktoi reagimin e masës por edhe të AGK-së.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci