Të fundit

Milan fiton derbin ndaj Interit

Skuadra e Milanit ka fituar “Derby della Madonnina” me përmbysje të rezultat në pjesën e dytë. Olivier Giroud  i siguroi fitoren Milanit pas dy golave të shpejtë.

Inter, e nisi më mirë pjesën e parë me sulme të shpejta dhe shënoi për epërsinë fillestare në minutën e 39-të.

Ivan Perisic shënoi pas asistimit të Hakan Calhanoglu dhe shkuan në pushim mes pjesëve me epërsi për rezultatin 1:0.

Milan u rikthye më i fortë në pjesën e dytë.

Për vetëm katër minuta, sulmuesi francez, Olivier Giroud shënoi dy gola, duke përmbysur kështu epërsinë e Interit dhe duke ia dhuruar tre pikë të vlefshme Milanit.

Giroud  shënoi në minutën e 75-të dhe 79-të.

Milan tashmë gjendet vetëm një pikë pas Interit, të cilët akoma mbajnë kreun e tabelës në Serie A.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci