Të fundit

Kosovarët fuqia e tretë punëtore në Kroaci

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka publikuar disa shifra që tregojnë se kosovarët janë fuqia e tretë punëtore në Kroaci.

Selimi përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se kosovarët renditen pas serbëve dhe boshnjakëve.

Sipas tij, bazuar në të dhëna zyrtare janë rreth 7900 kosovarë që punojnë  në Kroaci.

Edhe deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj, para dy ditësh ka njoftuar se qytetarët e Kosovës renditen në vendin e tretë sa i përket punëtorëve të huaj në Republikën e Kroacisë.

Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se sipas të dhënave të fundit  të MBP-së, gjatë vitit 2021, në Republikën e Kroacisë kanë qenë  të punësuar 7 mijë e 912 shqiptarë nga Republika e Kosovës.

Ndërkaq, siç njofton ajo, nga Shqipëria kanë qenë të punësuar 3 mijë e 719 punëtorë, të cilët zënë vendin e gjashtë sa i përket punësimit të të huajve në Kroaci.

Më së shumti punëtorë të angazhuar në këtë vend nga shtetet e rajonit, kishte nga Bosnja e Hercegovina, pastaj nga Serbia, nga Kosova dhe fare në fund nga Shqipëria.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci