Të fundit

Vetura e MPJD-së të cilën e shfrytëzon ministri Peci bën shkelje të rënda në trafik

Vetura protokollare e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me targat “01-449-OP”, të cilën ishte parë duke e vozitur edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë shkelje të rënda në trafik.

Në videon e siguruar nga mediumi online Paparaci, shihet se kjo veturë tejkalon në vijë të plotë duke rrezikuar komunikacionin, në autostradën Prishtinë-Shkup.

Videoja është bërë më 29 dhjetor, ndërkaq nuk dihet nëse ngasës ka qenë ministri i MBPZhR-së, Faton Peci.

Ditë më parë, po ashtu pati raportime për këtë të fundit, duke thënë se me veturë zyrtare po i bart familjarët e tij.

Ai ishte parë po me të njëjtën veturë që i përket institucioneve shtetërore, në qytetin e Mitrovicës.

Paparaci ka provuar të kontaktojë me ministrin Peci lidhur me rastin, por i njëjti ka qenë i paqasshëm për mediumin.

Javën që shkoi pati kritika ndaj deputetëve të pozitës dhe opozitës për kompensimet e marra nga buxheti i shtetit rreth derivateve të veturave.

Ligjvënësit që nuk banojnë në Prishtinë, sa herë që kanë udhëtuar për në kryeqytet për seanca apo komisione janë subvencionuar qindra euro nga taksapaguesit për ta bërë punën e tyre.

Kryeministri Albin Kurti lidhur me këtë kërkoi që Kuvendi i Kosovës ta ndryshojë rregulloren, teksa shtoi se një gjë e tillë ekziston që nga e kaluara apo prej kohës kur e ka nënshkruar ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, më 2011.

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, bëri të ditur se ligjvënësit e kësaj partie janë tërhequr nga këto kompensime që ta ruajnë kuletën e shtetit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci