Të fundit

Prishtina eleminon Drenicën vetëm pas vazhdimeve

Prishtina ka arritur fitore ndaj Drenicës, në ndeshjen e cila zgjati plotë 120 minuta. “Bardhë e kaltërtit” fituan me rezultat 2:1 dhe u kualifikuan në çerekfinale të kupës.

Ndeshja ishte e tensionuar që nga fillimi, ndërsa rezultati u zhbllokua vetëm pas minutës së 60-të.

Kreshnik Uka shënoi për Drenicën duke i dhënë epërsinë mysafirëve.

Për shkak të ndërprerjeve të shumta gjyqtari, Mervan Bejtullahi vendosi tetë minuta shtesë, duke e acaruar kështu trajnerin Tahir Lushtaku

Prishtina arriti të barazonte shifrat pikërisht gjatë kohës shtesë. Besnik Krasniqi shënoi për bardhë e kaltërtit nga penalltia dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Sadam Sulley shënoi me të filluar koha shtesë duke kaluar në epërsinë Prishtinën.

Mysafirët kishin mundësi ta barazonin rezultatin gjatë kohës shtesë por fati nuk ishte në anën e tyre.

Për shkak të ofendimeve gjyqtari Bejtuhllahu përjashtoi nga ndeshja trajnerin e Drenicës, Tahir Lushataku dhe ndihmëstrajnerin e Prishtinës, Debatik Curri.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci