Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në Gjakovë, saktësisht në vendin e quajtur Shkugzë.
Një person është vërejtur nga dëshmitarët me plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai tha se viktima i moshes 46 vjeç është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, dhe se i njëjti është dërguar në emergjencë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimës ndërsa viktima është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë.
“Me datë 06.02.2022 pas orës 13:00 Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë për një person i cili është vërejtur nga dëshmitarët me plage ne kokë qe dyshohet te jete shkaktuar nga arma e zjarrit ne vendin e quajtur Shkugezë. Patrulla policore ka dalë ne vendin e ngjarjes ku ka konfirmuar rastin. Viktima i moshës 46 vjeç është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, i njëjti është dërguar ne emergjencë. Po ashtu ne vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimës. Në vendin e ngjarjes kane dalë is te gjitha njësite përgjegjëse ndërsa viktima është dërguar ne QKUK ne gjendje te rende. Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Gjatë ekzaminimit vendit ngjarjes, janë gjetur një gëzhoja ne afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti. Provat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti nën hetime”, u shpreh Gjurkaj.
