Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth një dhunimi i cili ka ndodhur në Gjakovë.
Sipas policisë i dyshuari është me të meta psikike dhe ka ngecje në të folur.
“Patrulla policore iu është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike, dhe ka ngecje në të folur”, thuhet në njoftimi e policisë.
“I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person te gjinisë mashkullor që për momentin është i panjohur për të”.
Policia ka sqaruar se viktima ka lëndime të dukshme trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihmë mjekësore.
“Viktima ka lëndime të dukshme trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevantë policore, është informuar edhe njësitit i mjekësisë ligjore si dhe Prokurori i Shtetit. Rasti nen hetime”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin policor.
Rasti po vazhdon të hetohet.
Gjakovë/ Dyshohet se u dhunua një person me probleme mendore
