Të fundit

Fejzullahu tregon se kur do të miratohen tarifat e reja të energjisë elektrike

Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu  ka thënë se muajin e kaluar kanë vërejtur ndryshime esenciale në parashikimet që i kishin bërë në janar, kur e kishin publikuar raportin konsultativ ku përfshihej propozimi për shtrenjtim e energjisë elektrike.

Fejzullahu në një konferencë për media tha se këto ndryshime do t’i publikojnë, ndërsa njoftoi se tarifat e reja të energjisë elektrike pritet të miratohen në mbledhjen e radhës të ZRRE-së.

“Ndryshimi esencial është që ne i kemi marrë për bazë edhe kostot aktuale të muajit janar”, tha Fejzullahu.

“Kostot e realizuara në muajin janar kanë qenë më të larta se ato që i kemi parashikuar. Mirëpo i kemi pasur edhe disa komponente tjera të cilat kanë qenë shumë më të ulëta sesa që i kemi parashikuar”, shtoi ai.

Fejzullahu tha se po i shqyrtojnë të gjitha dokumentet, përfshirë komentet e dërguara, të cilat tha se do të trajtohen edhe në mbledhjen ku pritet të merret vendimi.

Ndërkohë që para kësaj mbledhje Bordi i ZRrE-së ka votuar për të hyrat e lejuar maksimale të sistemit te transmisionit.

Shqyrtimi i Propozimit për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 u miratua me 5 vota për.

Buxheti për të hyrat maksimale që u miratua është 347 milionë euro.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci