Një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar qindra euro në dy muajt e fundit të vitit 2021, për shkuarje në seanca e komisione parlamentare.
Në lidhje me këtë në Debat Plus në RTV Dukagjini, gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se nuk duhet gjykuar deputetët të cilët kanë shfrytëzuar një të drejtë ligjore.
Tutje ai ka thënë se Prokuroria e shtetit duhet t’i hetojë deputetët të cilët kanë mashtruar për shpenzimet e udhëtimit.
“Nuk duhet me i gjykua njerëzit pse e shfrytëzojnë një të drejtë të tyre, derisa është ky vendim në fuqi atëherë përfitimet e tyre janë të ligjshme, pastaj kategoria morale se a është e moralshme me i marr këto shtesa dhe në fund me dalë një shifër kaq e lartë duke pasur se të ardhurat e tyre nuk janë të vogla dhe që një pjesë e shoqërisë një kategori e caktume jetojnë në varfëri apo në buzë të varfërisë. Deputetët e VV për gjatë këtyre viteve kanë akuzuar partitë tjera për keqpërdorim të buxhetit publikë, dhe duhet të merrej prokuroria e shtetit pra kategoria e deputetëve që kanë mashtruar sepse është një numër i tyre që jetojnë në Prishtinë dhe përfitojnë për shpenzimet”.
