Të fundit

“Camp Nou” pritet të ndryshojë emrin

Barcelona ka mbyllur marrëveshjen aktuale me sponsorin e tyre “Rakuten” dhe thuhet se ka arritur marrëveshjen me platformën e muzikës “Spotify”.

Sipas asaj që raporton RAC1, Sportify do të jetë sponsor i klubit katalunas për tre vitet e ardhshme, duke përfshirë këtu sponsorisimin e fanellave të meshkujve dhe të femrave.

Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe dy kompanitë arrijnë marrëveshje, stadiumi “Camp Nou” po ashtu do të ndryshojë emrin.

Stadiumi i gjigantit katalunas do të quhet “Camp Nou Sportify”, derisa kompania do të ketë edhe disa të drejta të tjera.

Nga kjo marrëveshje e arritur, Barcelona do të arkëtojë plotë 280 milionë euro dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci