Të fundit

Opozita lëshon seancën e Kuvendit

PDK-ja, AAK-ja dhe LDK-ja kanë lëshuar sallën e seancës pasi nuk ka pasur kuorum për ta futur në rend dite si mocion urgjent procedural për debat parlamentar, shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas propozimit të opozitës, kjo çështje do të vendoset si pikë e parë dhe pastaj të dilej me rezolutë të përbashkët për revokimin e vendimit të ZRRE-së.

Dështon votimi i mocionit për debat parlamentar rreth shtrenjtimit të rrymës

Në mungesë të kuorumit në Kuvend dështoi votimi i mocioni për debat parlamentar rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Për këtë mocion kanë votuar vetëm 36 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Këtë debat parlamentar e kërkoi Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Ai ftoj grupet parlamentare të dalin me rezolutë nëpërmjet së cilës tha që do të dalin kundër vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci