Të fundit

Në rast pushtimi Gjermania do të refuzojë gazin rus

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar bisedime me presidentin e SHBA-ve Joe Biden në Uashington gjatë një vizite zyrtare për tensionet në lindje të Evropës.

Presidenti Biden tha se kishte rënë dakord me Sholz se nëse Moska sulmon Ukrainën, Gjermania do të refuzonte furnizimin e vendit me gazin rus përmes projektit Nord Stream 2.

“Nuk ka dyshim në mendjen e Amerikës se Gjermania është një aleat tepër i besueshëm dhe një nga fuqitë kryesore në NATO, e para dhe e dyta Nord Stream 2 nuk do të hapej nëse rusët do të pushtonin Ukrainën.”

Vizita e Sholz në SHBA hodhi dritë mbi rolin e tij të dyshimtë deri disa javë më parë.

Gjermania kishte refuzuar të dërgonte trupa dhe armë në Ukrainë në kuadër të misionit të NATO-s, çka u pa si një rol i dyanshëm mes Moskës dhe Kievit për shkak të gazit rus.

Gjermania është përfituesja më e madhe e gazit natyror të lëngshëm nga Rusia, e cila do të rriste furnizimin edhe më shumë përmes projektit NordStream 2, e cila përfundoi shtatorin e kaluar.

Kancelari gjerman u shpreh se Gjermania i kishte bërë gati sanksionet ekonomike ndaj Rusisë në rast agresioni dhe se nuk do të priste deri kur ajo të ndodhte.

“Ne kemi punuar intensivisht për përgatitjen e sanksioneve të përbashkëta. Ne nuk duam t’i përgatisim ato pasi Ukraina të jetë pushtuar. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të përdorim të gjitha mjetet diplomatike që kemi. Dhe më vjen shumë mirë për vullnetin tuaj të madh për të ecur përpara së bashku, veçanërisht bisedimet dypalëshe mes SHBA-së dhe Rusisë.”

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci