Të fundit

Ky është biznesmeni që u arrestua për tenderin mijëra eurosh në Kamenicë

Policia e Kosovës, sot njoftoi se tre zyrtarë të Komunës së Kamenicës dhe një biznesmen janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe mashtruan në prokurim publik me një tender në vlerë mbi 35 mijë euro, raporton Paparaci.

Sipas Policisë, të dyshuar janë komisioni vlerësues i Komunës së Kamenicës, që përbehet nga P.J., I.Z. dhe F.D., dhe pronari i një kompanie, A.K..

Siç mëson Paparaci, bëhet fjalë për biznesmenin Avdi Koca, i cili dyshohet se ndonëse e ka fituar tenderin nga Komuna e Kamenicës për furnizimin shkollave me dollapë, i njëjti nuk e ka dorëzuar mallin.

Kështu, sipas policisë, Koca dyshohet se ka fituar saktësisht 35 mijë e 731,50 euro në mënyrë të kundërligjshme nga buxheti i Komunës së Kamenicës.

Në bazë të kontratës të siguruar nga mediumi, më 13 nëntor të vitit 2020, ishte firmosur marrëveshja mes kompanisë së Kocas “A.R.F. SH.P.K” dhe Komunës së Kamenicës, për “Furnizim me dollapë për shkolla”.

Kjo kompani, në të cilën sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), pronar është Avdi Koca, ka kapital 2 mijë euro dhe gjendet në Fushë Kosovë.

Policia njoftoi se të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Sot me datën 09.02.2022 në cilësinë e të dyshuarave janë  intervistuar pronari i  kompanisë dhe tre anëtaret e komisionit të përmendur më lartë me iniciale, në prezencën e avokateve sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistave katër të dyshuarit, me Aktvendim të prokurorit të shtetit janë  ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme”, thuhet në njoftimit e Policisë. /Paparaci.com/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci