Federata e Basketbollit e Kosovës ka dënuar ashpër incidentin që ndodhi mbrëmë në kuadër të organizimit të Final 8 Kupa e Kosovës. Autobusi i ekipit prishtinas u sulmua pak para hyrjes në palestrën “Karagaçi” ku do të zhvillohej çerekfinalja mes Pejës dhe Prishtinës.
Të fundit
FBK dënon ashpër sulmin ndaj KB Prishtinës
FBK, ka dënuar aktin e dhunshëm dhe ka kërkuar nga Policia e Kosovës për të siguruar mbarëvajtjen e rregullt të organizimit të Final 8 në Pejë.
“Imazhe të tilla si ajo që ka ndodhur mbrëmë janë të papranueshme për komunitetin e basketbollit, por edhe për sportin në përgjithësi.Federata e Basketbollit e Kosovës kërkon nga organet e rendit që të bëjnë përpjekje maksimale për të identifikuar këta persona në mënyrë që të tillët të mos kenë më vend në palestrat e sportit në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
“Federata e Basketbollit e Kosovës dhe organizatori i Final 8 Kupës së Kosovës, KB Peja janë zotuar se organizimi i këtij eventi prestigjioz do ta ketë sigurinë më të lartë të mundshme, duke filluar nga ekipet, tifozët e të gjithë akterët e tjerë që janë të përfshirë në të.Federata e Basketbollit e Kosovës, KB Peja dhe organet e rendit në Pejë do të vazhdojnë të garantojnë siguri për të gjithë akterët deri në përmbyllje të këtij eventi.Federata e Basketbollit e Kosovës dëshiron ta bëjë të qartë se ne do ti marrim të gjitha masat e nevojshme dhe do të shqiptojmë dënimet për akterët që bëjnë veprime të tilla, që nuk i kanë hije sportit, dhe që nuk përfaqësojnë asnjë vlerë sportive, por as edhe njerëzore”, thuhet më tutje në njoftimin e FBK-së.
Video nga Paradoks
Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.
Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU
