Të fundit

Policia në konferencë të jashtëzakonshme, godet një rrjet droge

Policia e Kosovës njofton për mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme sot në orën 14:00.

Konferenca është organizuar pas një operacioni të cilin policia e quan të suksesshëm.

Sipas policisë, ky operacion ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve.

“Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga drejtoria kompetente e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Detajet se në cilin rajon është zhvilluar ky operacion dhe sa ka të arrestuar do të kuptohen në konferencën e thirrur për media.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci