Qendra e Mjekësisë Familjare në Komunën e Hanit të Elezit ka mbetur pa mjekë familjarë, pasi edhe të fundit në këtë komunë i ka skaduar kontrata, shkruan Paparaci.
Siç mëson Paparaci bëhet fjalë për Njeazi Luma të cilit nuk i është vazhduar kontrata.
Në lidhje me këtë Paparaci ka kontaktuar edhe me Drejtoreshën e Shëndetësisë në Komunën e Hanit të Elezit Kimete Kuka Hasallari derisa ajo ka thënë se është i pavërtetë lajmi për mos vazhdim të kontratës.
Kuka-Hasallari ka potencuar se bëhet fjalë vetëm skadim të kontratës dhe në momentin e hapjes së konkursit është i mirëseardhur.
“Është e pavërtetë që nuk i është vazhduar kontrata, në momentin kur e hapim konkursin ai është i mirëseardhur”, ka thënë Kuka-Hasallari.
Për këtë ka reaguar edhe Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, duke thënë se kujdesi shëndetësorë për pacientin po mbetet vetëm iluzion.
“Ministria e Shëndetësisë specializantëve me vetëfinancim duhet t’u siguroj paga vetëm nëse duan të specializojnë në mjekësi familjare, sepse aty kemi nevojë.Madje, si në rastin e Hanit të Elezit do të duhej edhe shpenzimet e udhëtimit t’u paguante vetëm për t’u siguruar qytetarëve qasje të lehtë në kujdesin shëndetësor. Kujdesi shëndetësor me pacientin në qendër po mbetet vetëm iluzion”. /Paparaci/
