Të fundit

Historike: ‘Pa vend’, në mesin e pesë filmave më të mirë evropian

“PA VEND” i autorit Samir Karahoda, ka shënuar histori duke u nominuar për Çmimin prestigjioz të Akademisë Evropiane të Filmit.

Ky është nominimi i parë për një regjisor nga Kosova dhe do të jetë në garë në mesin e pesë filmave të shkurtër evropian.

Këtë lajm nuk e ka lënë pa e përshëndetur as ministri i kulturës, Hajrullah Ceku.

“Kjo është e madhështore! Pa Vend, filmi ngai talentuari, Samir Karahoda është nominuar për Cmimin prestigjoz të Akademisë Evropiane të Filmit. Cfarë lajmi i mrekullueshëm për të filluar ditën. Kinematografia po na bën krenar gjithë vendin” shkroi të martën ministri Çeku.

“PA VEND” do të konkurrojë për filmin më të mirë evropian të shkurtër si kandidat i Festivalit të Filmit të Kanës me të cilin u shpërblye gjatë muajit Korrik në Premierën botërore.

“Nominimi në EFA është një ngjarje e jashtëzakonshme për mua si autor dhe gjithë ekipin e filmit”, kishte deklaruar Samir Hoda me rastin e marrjes së cmimit.

Ky film bazohet në historinë e vërtetë të klubit më të suksesshëm të ping-pongut në Kosovë, atë të “Lidhjes së Prizrenit” nga Prizreni.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci