Të fundit

“Kosovo Theatre Showcase” vjen me premiera botërore

Kryeqyteti bashkë me Ferizajn e Gjilanin për gjashtë ditë do të jenë nikoqire të shumë ngjarjeve teatrore.

Shfaqjet e panelet e diskutimit janë “menyja” e edicionit të sivjetmë të “Kosovo Theatre Showcase”, që nis prej ditës së dytë të nëntorit dhe përfundon në ditën e shtatë.

Qendra “Multimedia”, që i prin organizimit të edicionit të katërt të “Kosovo Theatre Showcase”, ka njoftuar se këtë viti mbledh në Kosovë rreth 50 drejtues festivalesh, kritikë, gazetarë e profesionistë të tjerë të teatrit nga rajoni e bota. “Showcase” do të prezantoj 10 performanca teatrore nga Kosova dhe rreth 4 të tjera nga rajoni.

“Jemi të lumtur që edhe këtë vit po mundemi t’i japim krah produksionit inovativ teatror të vendit tonë. Çdo ditë po e shohim se ka një interesim gjithnjë e më të madh të publikut për teatër, por gjithashtu ka edhe interesim nga skenat teatrore evropiane për të përjetuar e bashkëpunuar me skenën e Kosovës”-citon Jeton Neziraj, drejtor ekzekutiv i qendrës “Multimedia”.

Në njoftim shkruhet se këtë vit “Kosovo Theatre Showcase” është nikoqir i premierës së shfaqjes “Balkan Bordello”, me regji të Blerta Nezirajt, që jepet të mërkurën, më 3 nëntor, në Teatrin Oda. Kjo shfaqje vjen si bashkëprodhim i teatrit “La MaMa” nga New Yorku, qendrës “Multimedia” nga Prishtina, “Atelje 212” nga Beogradi dhe “My Balkans” nga New Yorku. Ka një kastë aktorësh amerikanë, serbë e shqiptarë.

“Mes shumë shfaqjeve të tjera, sivjet në ‘Showcase’ do të rikthehet para publikut, pas rreth 6 vitesh, shfaqja ‘John Cage’s Hamlet’ e regjisorit të ndjerë kosovar, Bekim Lumi”, shkruhet në njoftimin e ngjarjes.

Ngjarjet do të nisin me shfaqjen “La Rrem” në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për të vazhduar me “Bob Watson Falls From the 9th Floor but Does Not Die Completely” një ditë më pas në teatrin “Dodona”. Po atë ditë në “Kino Armata” do të mbahet paneli i diskutimit me temën “How to Play? Representation and Body Politics on Stage”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci