Të fundit

Osmani: Mediat nuk kanë aleat më të madh se unë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për artikujt ku u lakua emri i saj, si dhe reagimin e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu, ndaj mediave ku i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Ajo tha se gjatë gjithë kohës është sulmuar ajo dhe familja e saj, ndërkohë që ka shtuar se e vetmja gjë që ajo kërkon është kërkim falja publike.

“Ndoshta ta jepi njëfarë konteksti sepse konteksti është i rëndësishëm në gjithçka jo një vetëm në fazën që jo vetëm që po kalojmë ne por të gjitha vendet të denizofmimit që është rrezik. Si presidente edhe unë edhe familje ime jemi sulmuar nëpërmjet një propaganda të tmerrshme e cila pastaj u dëshmua si e zeza në të bardhën me atë shkrimin me i qepu që u publikua në disa media. Dhe ajo e tregon tendencën nuk është gabim ajo e tregon tendencën”, tha ajo.

Tutje presidentja ka shtuar se siç i quan “tendencat” që ajo ka kërkuar kokë gazetarësh kanë qenë të çuditshme, shkruan Paparaci.

“Ne si presidencë kemi kërkuar kërkim falje publike kaq. Asgjë tjetër nuk e kemi kërkuar. Kanë qenë të çuditshme madje qesharake tendenca të disave të thonë që ne kemi kërkuar kokë gazetarësh. Të kërkosh kërkim falje publike kur publikon që duhet me i qepu presidentes nuk e di a ka më minimale se kjo gjë që kemi kërkuar”, shtoi ajo.

Tutje Osmani ka shtuar se asnjë nga mediat nuk i ka kërkuar falje e as nuk ka fshirë artikujt ku shkruhej se babai i saj ka qenë polic serb që ka vrarë shqiptarë.

Presidentja ka shtuar se kjo është akuza më e rëndë që mund t’i bëhet dikujt, teksa shtoi  se këtë rast e ka dërguar edhe në KMShK, raporton Paparaci.

“Të akuzohet se ka qenë polic serb në vitet e 90-ta është akuza më e rëndë që mund t’i bëhet dikujt”, shtoi ajo.

Osmani tha se mediat e dinë se nuk kanë aleat më të madh se ajo që nga paslufta.

“Mediat e din shumë mirë që në historinë politike të Kosovës të pas pavarësisë nuk kanë pasur kurrë, as nuk do të kenë aleat më të madh se Vjosa Osmani”, shtoi presidentja në RTK.

Osmani është deklaruar edhe për deklaratat e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu, i cili i quajti gazetarët “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

E para e shtetit e mohon kategorikisht një gjë të tillë duke thënë se statusi i bashkëshortit të saj në Facebook është nxjerrë nga konteksti dhe se fjala “ndërmarrje e përbashkët kriminale” nuk ka qenë për gazetarët.

“Ai [Prindon Sadriu] e ka bërë një qartësim dje i cili fatkeqësisht prapë ka dalë nga konteksti për dy arsye. Ai e qartëson shumë mirë që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat “ndërmarrje kriminale”. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat “ndërmarrje kriminale”. Është absurditet të mveshën fjalë që nuk janë thënë”.

“Flet për tri kategori të ndryshme – flet për ndërmarrjet kriminale që janë ndërmarrje kriminale dhe që nuk janë media, njerëzit që merren me reket që dhe flet për një kategori të tretë që janë gazetarët dhe “gazetarët”. Aty ka presje dhe “ndërmarrja e përbashkët kriminale” është kategori e ndarë nga gazetarët. Ai e ka qartësuar mbrëmë dhe e ka treguar shumë mirë respektin që ka për gazetarët e Kosovës. Unë për këto dy dekada që jam në politikë kam parë me sa shumë sakrificë punojnë shumë prej tyre e sa orë të gjata duhet të punojnë, ama nëse bëhet propagandë në raport me punën dhe dinjitetin tim unë si presidente më duhet të reagoj”, tha Osmani, transmeton Paparaci.

Sipas saj reagimi i AGK-së ka qenë edhe kundër reagimit të këshilltarit të saj Bekim Kupina.

“Çfarë ka pasë të keqe në reagimin e Bekim Kupinës?”, tha ndër të tjera presidentja.

Ajo shtoi se presidenca është ndër institucionet që mbështetë më së shumti punën e gazetarëve./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci