Të fundit

Hajdari: Reciprociteti me Serbinë është duke u zbatuar

Ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se reciprociteti me Serbinë është duke u zbatuar.

Ajo deklaroi se barazia është duke funksionuar në disa sfera të tregtisë, ku i ka përmendur edhe disa raste.

“Qytetarët reciprocitetin e shohin qytetarët vetëm si t’i ndalim kamionët nga Serbia dhe kjo është reciprocitet. Reciprociteti është më i gjerë, është barazi. Unë po ju tregoj që po zbatohet reciprocitetit dhe do të zbatohet edhe më shumë në ditët në vijim. Ne kërkuam barazi kur u paraqitem në përfaqësimin e Kosovës pa UNMIK-un në CEFTA. Ligji për tregti me jashtë ka parimin e reciprocitetit”, deklaroi ajo.

“Unë prej fillimi kam marrë veprime sa i përket barazisë, reciprociteti është shumë i gjerë në fushën e tregtisë. Masat anti-damping, masat për mbrojtjen e importit”, u shpreh Hajdari në një intervistë në ATV.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci