Ish-konkurrentët e edicionit të shtatë të “Big Brother Albania”, Matilda dhe Fatjoni, janë bërë prindër për herë të dytë.
Çifti lidhjen e kanë nisur në shtëpinë e Big Brother.

Matilda ka sjellë në jetë një vajzë, teksa e kanë ndarë lajmin e bukur në rrjete sociale. Më i lumturi nga të gjithë ishte Fatjoni, i cili është shprehur se tashmë shtëpia e tij është mbushur me princesha.

“Gëzimi jonë i dytë por i fuqishëm aq sa i pari. Faleminderit mamit Matilda Gega për këto emocione të papërshkrueshme. U mbush shtëpia me princesha”, shkruan Fatjoni.
Matilda dhe Fatjoni kanë marrë shumë urime nga miqtë mes tyre dhe ish-banorë si Jona Kalemaj apo Valer Kolnikaj.

