Mesfushori holandez, Frenkie de Jong ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, De Jong do të mbetet te Barcelona.
Holandezi ka pasur oferta të shumta nga klube evropiane, mirëpo ai ka njoftuar klubin katalunas se nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou” dhe e pëlqen punën me trajnerin e ri, Xavi Hernandez.
De Jong ka kontratë me Barçën deri në vitin 2026 kurse këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime në 27 ndeshje.
