Njeriu që ka qëndruar prapa hiteve të Taynas që nga fillimi i karrierës së saj është producenti Cricket.

Dyshja që kanë paralajmëruar disa projekte të reja së bashku, së fundmi kanë ndarë rrugët.
Bëhet e ditur se ka qenë Cricket që është shkëputur nga ekipi i Taynës duke vazhduar i vetëm në këtë fushë dhe nuk do të funksionojë më nën ombrellën e kompanisë ‘’Friends Entertainment’’.

Por burimet thonë se përkundër ndarjes së rrugëve, projektet e realizuara do të publikohen me radhë dhe producenti nga tani e tutje ka studion e tij ku do të funksionojë i pavarur.
