Mbrojtësi i milanit, Theo Hernandez ka zgjatur kontratën e tij me “Rossonerët”, deri në vitin 2026.
Theo, është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Stefano Piolit, duke impresionuar si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
Siç njoftoi sot Milani, Hernandez ka zgjatur kontratën e tij deri më 30 qershor 2026, duke e bërë atë pjesë të rregullt të ekipit për vitet në vijim.
Francezi ka theksuar më parë se sa e veçantë është të punosh me një nga mbrojtësit më të mirë në histori, Paolo Maldini.
Ai thuhet se do të fitojë 4 milionë euro neto në sezon plus 500,000 euro shtesë, duke u bërë një nga lojtarët më të paguar në skuadër.
Official Statement: Theo Hernández ➡ https://t.co/COTRQQUzuL
Comunicato Ufficiale: Theo Hernández ➡ https://t.co/geDKXj7UQU #SempreMilan pic.twitter.com/6Fi4hTW902
— AC Milan (@acmilan) February 11, 2022
