Të fundit

Shkrimtarja serbe ia kthen Vuçiqit: Kosova është e pavarur

Shkrimtarja serbe, Biljana Srbljanoviq, i ka thënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta njohë.

Ajo deklaroi se “Kosova është shtet i pavarur për 15 vjet, fqinji ynë me të cilin duhet të kemi marrëdhënie të mira. Serbia duhet ta njohë atë dhe shpresoj se gjithçka po shkon në atë drejtim”.

“Atje ka një numër të madh njerëzish të kombësisë sonë që duan të qëndrojnë atje. Janë të kota e gjithë pasuria dhe rrugët nëse jemi në një luftë rrëshqitëse me shqiptarët”, u shpreh ajo.

Kësaj të fundit, Vuçiq iu përgjigj, duke thënë se me siguri i ka dëgjuar disa kandidatë të tjerë për president, kur mendon kështu.

“Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë apo njohim pavarësinë [e Kosovës] në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë. Por, kjo është e pamundur sepse pavarësia është gjithçka për të çfarë ata duan të flasin”, deklaroi ai në një intervistë për TV Prva.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci