Të fundit

Murati ka një njoftim për ata që kanë humbur familjarin nga koronavirusi

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë pagesa për grupin e parë për familjet që e kanë humbur familjarin nga COVID-19.

Murati ka njoftuar se përfitues të kësaj mase janë rreth 500 familje.

“Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, për rreth 500 familje përfituese. Komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procesohen edhe grupet tjera. Ndërkohë, disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione”, shkroi ai në Facebook.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me COVID-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1,500 Euro.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci