Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur se është sanuar defekti në gypin kryesor furnizues fi 800, me thellësi 12 metra.
Sipas njoftimit, rikthimi i ujit veçse ka filluar porse duhet edhe pak kohë që uji të qarkullojë në rrjet.
KRU “Gjakova” ka rekomanduar që para konsumimit uji të lihet të rrjedhë.
Sanohet defekti në gypin kryesor furnizues fi 800, në thellësi 12 metra!
“Në një kohë rekord dhe impenjim për orë të tëra nga ekipa e KRU ‘Gjakova’ përkundër të gjitha problemeve nga faktorë të jashtëm, më në fund arrihet të eliminohet defekti në gypin kryesor fi 800 në Gjakovë, nga ky defekt kishim ndërprerje të furnizimit me ujë pothuajse në të gjithë zonën e mbulueshmërisë”, thuhet në njoftim.
