Të fundit

Organizata VoRAE hap thirrje për aplikim në programin e punës praktike

70 të rinj nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian do të përfitojnë nga një program i punës praktike me pagesë.

Kjo thirrje është shpallur nga OJQ ’’Voice of Roma, Ashkali and Egyptians’’ në bashkëpunim me partnerët implementues ”HEKS” dhe ”Terre des hommes” dhe mbështetur nga ”Swiss Cooperation Office Kosovo”.

Sipas thirrjes, do të bëhet përzgjedhja e 70 të rinjve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, që jetojnë në 13 komuna të Kosovës.

‘’Gjatë programit të punës praktike, të rinjtë do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre, të marrin aftësi të reja të cilat do të ju shërbejnë në të ardhmen nga kompanitë apo institucionet ku ata do të përfundojnë punën praktike, si dhe varësisht përformancës së tyre, do ju ofrohet kontratë e rregullt e punës, pas përfundimit të punës praktike’’, thuhet në komunikatën e ‘’Voice of Roma, Ashkali and Egyptians’’.

Aplikimi për punë praktike, do të bëhet në formë online, përmes platformës së punësimit http://careerempower.org/, fillimisht duke u regjistruar si përdorues i platformës, e pastaj duke aplikuar për punë praktike në dritaren e shënuar AKTIVITETE.

Më shumë informacione mund t’i gjeni në këtë link.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci