Të fundit

Ndalohen për 48 orë Molliqaj dhe pesë aktivistët e tjerë të PSD-së

Anëtari i PSD-së dhe ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka treguar se gjashtë aktivistëve të partisë së tij sot i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve, pas arrestimit të tyre në protestën brenda objektit të ZRRE-së.

Kastrati në një konferencë për media ka kërkuar që të lirohen urgjent aktivistët.

“Gjashtë prej tyre janë në mbajtje prej 48 orë. Kryetarit Dardan Molliqaj, sekretares Teuta Rrusta, Natyra Kuqit, Nol Nushit, Genc Sherifit dhe Frashër Krasniqit, iu ka mohuar liria për 48 orë me vendim të prokurorit. Sot në shërbim të Qeverisë, por edhe mungesës së transparencës, është vendosur Policia e Prokuroria e po tenton me ndal e me ndërpre protestën, reagimin e rezistencën ndaj një vendimi të padrejtë. Ne si PSD kërkojmë urgjent të lirohen edhe këta gjashtë aktivistë, përfshirë kryetarin Dardan Molliqaj, e atë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Kastrati në konferencë për media.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci