Të fundit

Fenerbahçe po mendon largimin e Mërgim Berishës

Skuadra e Fenerbahçe është duke menduar largimin e sulmuesit me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, pas paraqitjeve të dobëta.

Berisha, i cili u transferua me shpresa të mëdha në fillim të sezonit, ka zhgënjyer drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit, e sidomos në ndeshjet e Kupës së Turqisë.

Sulmuesi 23-vjeçar, kishte mundësi të mira shënimi, por nuk arriti të realizonte gol në ndeshjet e Kupës dhe “Feneri” u eliminua përfundimisht nga gara për Kupën e Turqisë.

Ai, po ashtu ishte akuzuar edhe nga tifozët e Fenerbahçes për paraqitjen e dobët dhe reagimin e tij ndaj tyre, ku Berisha hoqi fanellën e skuadrës turke.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, drejtuesit e klubit janë duke menduar largimin e Berishës apo huazimin te ndonjë skuadër tjetër.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci