Të fundit

Vdes avokati nga Prishtina

Ka vdekur avokati Qerim Metaj nga Prishtina.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Ai do ta varroset nesër në ora 14:00 varrezat e fshatit Skivjan, Komuna e Gjakovës.

“Ndërroj jetë avokati Qerim Metaj nga Prishtina!

Prishtinë, 15.02.2022 – Oda e Avokatëve të Kosovës njofton opinionin se sot me datë 15.02.2022, humbi anëtarin e saj, avokatin Qerim Metaj.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me datë 16.02.2022, në ora 14:00 varrezat e fshatit Skivjan, Komuna e Gjakovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”.

Avokati Metaj u lind me 20.10.1948 në fshatin Skivjan, Komuna e Gjakovës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1975, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 21.04.1980 në Prishtinë.

Metaj, nga data 08.01.2002  ushtroi profesionin e avokatit me seli të zyrës në Prishtinë, derisa i njëjti kishte ushtruar këtë veprimtari edhe përgjatë viteve 1990-2000.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci