Të fundit

A do të kandidojë për kryetar të PDK-së, flet Bedri Hamza

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza ka folur për mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të PDK-së.

Hamza në T7 tha se fokusi i tij është kah Mitrovica ku edhe është kryetar dege i partisë së tij.

Tutje Hamza tha se do ta pres procesin e ardhshëm zgjedhor brenda PDK-së duke shtuar se do të hyjë në garë prej bazës.

Megjithatë krejt në fund, Hamza theksoi se është herët të flas për këtë çështje.

“Tash për tash fokusi im do të jetë në Mitrovicë, jam kryetar i degës dhe kryetari i zgjedhur i komunës. Do të fokusohem atje sepse ka shumë punë. Do të pres procesin e ardhshëm zgjedhor brenda partisë. Do të hyjë si gjithmonë në garë prej baze. Nashta ti nuk kalon as në degë. Tash është herët me fol për këtë çështje. Na pret shumë punë”, ka deklaruar Hamza.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci