Gjatë ditës së sotme është publikuar draft ligji i pagave. Sipas këtyre dokumenteve të publikuara presidentja do të ketë pagën më të lartë në vend. Koeficienti për pagën e presidentit do ta jetë 20.
Kryetari i Kuvendit dhe kryeministri pasojnë listën me koeficient 19. Bashkë me ta është edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese në vlerë të njëjtë.
Sipas listave të publikuara në Forcën e Sigurisë, rekruti/kadeti do të ketë koeficient dy të pagës, ndërsa ushtari 4. Gjenerallejtënanti do të ketë koeficientin 14.5 të pagës.
Një polic do të ketë koeficientin 4.2 të pagës. Ndërkaq kadeti 2. Pagat në Polici do të lëvizin deri në koeficientin 14 për drejtorin e përgjithshëm.

Me ligjin e ri të pagave, propozohet rritja e pagës së kryeministrit Kurti
