Këngëtarja Leonora Jakupi ka paralajmëruar një këngë të re e cila do të lansohet të sot.
Kënga do të titullohet “Liria ka emër” dhe vjen në më pak se një javë pas publikimit të këngës me titull “Komandantët”.
“Nesër edhe një bombë për inati të Serbisë”, ka shkruar Leonora Jakupi për këngën që del sot me titull “Liria ka emër”
Kënga “Komandantët” i është kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Kënga e saj nuk u prit mirë nga mediat serbe të cilat në artikujt e tyre e cilësuan si skandal.
Njëri ndër ta ishte edhe një titull i një gazete: “Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën UÇK dhe këndon për nder të terroristëve”.
Siç duket këngëtarja nga Drenica e ka përgatitur menjëherë përgjigjen ndaj mediave serbe.
Mbetet të shihet se si do të pritet nga publiku shqiptarë në Republikën e Kosovës e sidomos reagimin që do të kenë mediat serbe.
