Dridhje të tokës janë dëgjuar sot në Gjilan.
Epiqendra e këtij termeti nuk ka qenë në këtë komunë, por që lëkundjet janë ndjerë edhe aty.
Në faqen zyrtare “Volcano discovery”, bëhet e ditur se sot rreth orës 10:27 është dëgjuar një dridhje e tokës në këtë zonë.
“Tërmet i pakonfirmuar ose ngjarje sizmike e raportuar: 0.9 km në verilindje të Gjilanit, Kosovë, 27 tetor 2021 10:25 (GMT +2) – 13 minuta më parë”, thuhet në njoftim.

Për lëkundjet sizmike ka shkruar edhe faqja në Facebook, “Meteo Kosova”.
“Lëkundje sizmike në Gjilan! E përditësuar: Tërmet me magnitudë prej 2.3 shkallë të Rihterit në orën 10:24. Epiqendra ishte në Serbi, konkretisht në drejtim verior nga Kamenica apo specifikisht rreth fshatit Shahiq dhe Zhujë”, thuhet nga kjo faqe.

