Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga pasardhësi i tij, Përparim Rama, që mos ta ndërprejë projektin e një kompanie sllovene për sallën e re të sporteve në kryeqytet te Stacioni i Autobusëve.
Ahmeti në një postim në Facebook tha se kanë ndarë mjetet dhe kanë filluar prokurimin për këtë sallë moderne që do të përdorej nga klubet e Prishtinës dhe përfaqësuesja e Kosovës.
“Sporti zhvillohet nga infrastruktura dhe shpresoj që kryetari Rama mos ta ndërprej këtë projekt të domosdoshëm për Prishtinën. Kërkoj falje për cilësinë e fotografive të marrë nga libri i projektit kandidues të fituesit”, shkroi ai.
