Një perleshje mes dy personave në Ferizaj ka rezultuar me lëndimin e një personi.
Sipas policisë, i dyshuari kishte goditur me thikë viktimën, mesditën e djeshme.
Viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajit, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 16.02.2022 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” njofton policia.
