Rusia thotë se urdhëroi dëbimin e zëvendësambasadorit në ambasadën e SHBA-së në Moskë në përgjigje të dëbimit nga SHBA të një zyrtari të lartë në ambasadën ruse në Uashington.
Më herët, SHBA-ja e quajti dëbimin e diplomatit të saj të lartë, Bart Gorman, “të paprovokuar” dhe një “hap shkallëzues”.
BBC shkruan se Ministria e Jashtme ruse ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të raportimeve të mediave që e paraqesin atë si “pothuajse një përshkallëzim të qëllimshëm nga pala ruse”.
Në deklaratë thuhet: “Diplomati amerikan me të vërtetë është urdhëruar të largohet nga Rusia, por rreptësisht në përgjigje të dëbimit të paarsyeshëm të ministrit-këshilltarit të Ambasadës sonë në Uashington, pavarësisht statusit të tij si zyrtar kryesor”.
