Në pritje për të ardhmen e sulmuesit francez Kylian Mbappe, nëse do të largohet apo do të rinovojë me parisenët, drejtuesit e PSG-së kanë nisur që tani nga puna për të gjetur pasuesin e mundshëm të Mbappes.
Një nga dëshirat e mëdha të drejtuesve të PSG-së është ylli egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah, i cili është ende larg rinovimit të kontratës me klubin nga Anfield Road.
Pavarësisht ofertave të shumta që ka marrë nga Liverpool.
Salah kërkon një pagë faraonike dhe për kushte më të mira në aspketin financiar mund të vendosë edhe të largohet nga Liverpooli për t’iu bashkuar projektit të PSG-së.
Aktualisht në transfermarkt kartoni i Mo Salah vlerësohet 100 milionë euro.
