Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është paraqitur në konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes me Dritën.
Batatina është shprehur optimist para ndeshjes dhe ka treguar se ekipi është i motivuar para takimit me kreun aktual të tabelës.
“Ndeshja ndaj Dritës ka një përshtypje të veçantë. Djelmoshat janë të motivuar maksimalisht. Do ta bëjmë maksimumin. Kemi arritur të marrim fitore në ndeshjen për Kupë ndaj Ferizajit dhe në kampionat ndaj Ulpianës. Nuk kemi presion, do të shohim si do shkoj ndeshja, por ne jemi të motivuar për të dhënë gjithçka nga vetja”, tha Batatina.
“Ndeshje shumë e rëndësishme për ne. E dimë që Drita ka një skuadër cilësore e cila ka lojtarë cilësor brenda grupit por edhe ne kemi një skuadër shumë cilësore ku kemi kualitet dhe cilësi brenda ekipit”, shtoi tutje trajneri i Llapit.
Ndeshja mes Dritës dhe Llapit do të zhvillohet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 13:00, në stadiumin “Selami Osmani – BEZI”.
