Të fundit

Pioli tregon nëse do të mungojë nesër Ibrahimoviç

Trajneri i skuadrës së Milanos, Stefano Pioli ka treguar se sulmuesi, Zlatan Ibrahimovic do të humbasë ndeshjen e Milanit kundër Salernitana nesër dhe pranon se data e kthimit të suedezit është ende e pasigurt.

40-vjeçari pësoi një dëmtim të thembrës së Akilit gjatë një përplasjeje në Serie A kundër Juventusit në fund të janarit dhe që atëherë ai nuk është kthyer në stërvitjet në grup.

Ibrahimovic është ende duke u stërvitur jashtë grupit dhe do të mungojë në ndeshjen e nesërme jashtë fushe kundër Salernitana në Stadio Arechi.

Gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes, trajneri i Milanit, Pioli dha një përditësim të shkurtër për të ardhmen e yllit suedez.

“Po ndihet më mirë, nesër do të rikthehet duke vrapuar”, tha 56-vjeçari.
“Atëherë do të shohim se kur ai mund të kthehet në stërvitje në grup.”

Ibrahimovic ka shënuar tetë gola në 15 paraqitje në Serie A këtë sezon dhe kontrata e tij skadon në verë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci