Të fundit

Mourinho i jep edhe një mundësi Kumbullës

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, i ka dhënë edhe një mundësi Marash Kumbullës për ta rifituar një vend në skuadër pas përjashtimit ndaj Napolit.

Qendërmbrojtësi shqiptar është i vetmi nga lojtarët e përjashtuar që ka marrë një thirrje për udhëtimin në Cagliari duke lënë kështu pretendime se atij i është dhënë një shans i ri, raporton Il Corriere dello Sport.

Disfata kundër Bodo/Glimt në Ligën e Konferencës së UEFA Europa u tregua e kushtueshme për shumë lojtarë të Romës.

Edhe pse ishte njëri nga lojtarët me performancën më të dopët, Corriere dello Sport thekson faktin se Kumbulla është i vetmi qendërmbrojtës i disponueshëm për stolin kundër Rossoblu në Sardenjë.

Kumbulla, tani është në një pozicion që duhet ta shfrytëzojë avantazhin e tij.

Qendërmbojtësi shqiptar duhet ta bëjë Mourinhon të harrojë të gjitha gabimet e bëra në Norvegji.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci