Finalja e Big Brthër Vip ka mbaruar, por ngjarjet brenda dhe jashtë shtëpisë po vazhdojnë të diskutohen.
Ka qenë moderatori, Olti Curri i cili ka paralajmëruar zhvillime të reja sa i përket spektaklit. Producentët e Top Channel-it kanë menduar edhe për një prime tjetër pas finales.
Data 22 shkurt do jetë kur BBV do të mbledhë edhe një herë të gjithë pjesëmarrësit e BBV. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Olti Curri me shkrimet e tij pikante.
Teks ka publikuar një foto në Instastoryn e tij ai ka shkruar: “Vallahi ditë të zeza do vijnë për juve”, duke rrumbullaksuar datën 22 në kalendar.

Ai ka bërë të ditur se Post BB VIP Albania do mbahet të martën, ku priten mjaft zhvillime interesante, sidomos tani pas finales.
“Post BB Vip”, aty ku klasi ndërthuret me edukatën dhe argumentin në debatn”, ka shkruar Olti Curri në faqen e tij zyrtare në Instagram.

