Të fundit

Trajnerit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Dragan Bajiç, një trajner basketbolli i cili nuk u lejua të hyjë në Kosovë të hënën, është shrpehur i tronditur nga vendimi i institucioneve të Kosovës. Mediat pro-regjimit në Serbi e kanë cilësuar provokim aktin e autoriteteve kosovare.

Dragan Bajiç, trajner i klubit Igokea dhe i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në basketboll, nuk iu lejua hyrja në territorin e Kosovës, raportojnë mediat në Serbi.

Bajiç do të udhëtonte nga Aeroporti i Prishtinës me Përfaqësuesen e Maqedonisë nga Kosova për në Stamboll e më pas në Gjeorgji, mirëpo hyrja e tij nuk u lejua nga autoritetet kosovare.

Trajneri 48-vjeçar ishte i vetmi që u nda nga grupi dhe u detyrua të udhëtojë nga Shkupi.

“Aktualisht jam në Shkup dhe thjesht u trondita kur mora informacionin se nuk më lejuan të hyja në territorin e Kosovës”, ka thënë Bajiq.

Maqedonia e Veriut do të takohet me Gjerogjinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci